Friday, May 15, 2015

Në Promovimin e Librit "Udha E Zogjëve" e poetes "Shqiponja Axhami"

..ne promovim ne PRIZEREN ,faleminderit te gjitheve.

Posted by Shqiponja Axhami on Tuesday, April 28, 2015
Libri "Udha E Zogjëve"

SHPIA JONË

SHPIA JONË
Shpia jonë ashtë n’lulnajën që fle butë n'zemër t'malit
n’at lulnajë që mban ngrohtë qengjin e porsalindun.
Shkilet vetëm nga shputat e zbathuna t’kambve t’vashave
që vijnë netve si ylbere e kërcejnë
për hanën që nusnohet me vetin në ftyrën e liqenit
që na mban her’ mbuluem, her’ shpluem
sa vashat qeshin me ne duke na mbulue me lule.
Shpia jonë
Ka kohë na thrret nëpër tinguj të ujshëm
me shkue me pshtue, qingjin e rradhës
mbetun vetëm.
...Vellimi .."Udha e zogjve" 2015

GOJËT E ZOGJVE

GOJËT E ZOGJVE
Një ditë kanë me u lutë gojët e zogjve
me fjalë njerëzish
për nusen që mbet përroit
te kërkue duvakun për bariun e humbur.
Atëherë trungjet do bëhen fyej
gjethet lundra.
Oh deti i lumnisë
do t’përqafojë hapat e tij
ardhur mbi vesë.
....Udha e zogjve 2015

Udha e zogjve 2015

NË SY LULESH FLE MËNGJESI
Qielli zbret ngarkuar me qengja blu.
Nata pati shumë lindje 
në çdo buzë të lindur vuri nga një yll.
Njerzimi si fëmijë
zgjat duart.
Diku, në një koncept të çmendur largësie
Ti, si një pemë e kuqe kërkon blegërimën tonë.
Primitiv në dashurinë e skajshme
pema na shndërrohet në dre.
Është e pashmangshme frika e gjahut
dhe pse mbi ne mengjesi zbret më shumë yje.
Tej, pylli na urdhëron t’i kthejmë pemën ku vetvaren gjygjsitë.
Mëngjesi dehet, e zë gjumi nëpër sy lulesh.
Udha e zogjve 2015

UDHA E ZOGJVE 2015

Sot u shuejt një plak i moçëm.
Xhaketa e tij e zezë
e varme në muret e odës
rri si shkabë e plagueme.
Dy duer plot rrudha të grues së heshtun
palojnë shtrojet e tij
për natën e fundit.
Muret dridhen tuj kthye në dajre
e shkojnë te xhinglue nëpër oda nusesh
fjaltë knoni sa jeni gjallë.
At'herë xhaketa e zezë shkput kambët
nga muret e odës
e ik te flutrue me shkabat e rradhës.
UDHA E ZOGJVE 2015

Një ditë

Një ditë, ka me ra edhe n’lëndinat e tua 
ai shi i idhët, 
ka me t’i vdekë t'gjitha lulet.
At'herë ke me kuptue sa e trishtueme asht’
m’u end si bari i humbun pa tufën,
e frigohem se do t’mbijnë gjith magjistricat femna
me ta mjelë hanën.
Ke m’u end’ në terre
te prekë trungjet e pemve pa kunorë e pa gjethe.
Por, prapë do ta lë ta njohësh ndër gishta
zogun që përsërit kangën teme të ndershme.

UDHË E HARRUME

UDHË E HARRUME
Një ditë do jem udhë e harrume, e di!
Të bej be në deriçkën e drujtë, që s’e çelëm kurrë,
duaje atë vend mbushur me pemë.
Unë jam një shportë me fruta që derdhet.

DASHNIA IKU E HUTUEME

DASHNIA IKU E HUTUEME
Kanë me ardhë tjerë endacakë
me kërkue emnin e udhës
ku falen gjynahet.
Kanë me ardhë të tjerë.
S’do të di kujt me i dhanë përgjigje s'pari
kur të më pyesin se
qe sa kohë e lashë udhën e pabindshme, për tek ti?
Atëherë ndonjëri do t’më falë
ndonjë kangë të paknueme
ndonjë tjetër, psallmën e murgut
a ndonje tjetër një qyp prej balte.
Unë do të qeshem
e në fytyrën e fundit që mu shfaqe
do t’shkruaj të vetmen fjalë :
të desha, aq sa vet dashnia iku e hutueme.